23:14 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Bilanci i tmerrit në Los Anxhelos: 15 të vdekur, dhjetëra të zhdukur, 300 persona të bllokuar (Video/Foto)

Ekipet e shpëtimit u përplasën me baltë të dendur në Kaliforninë e Jugut të mërkurën për të nxjerrë banorët e bllokuar dhe për të liruar rrugët që u bënë të pakalueshme nga rrëshqitjet që kanë lënë të paktën 15 vetë të vdekur dhe shkatërruar rreth 100 shtëpi.

Dhjetëra persona janë zhdukuar dhe rreth 28 tjerë janë lënduar nga rrëshqitjet që ndodhën pas një zjarri në veriperëndim të Los Anxhelosit.

Autoritetet po punojnë që të nxjerrin 300 njerëz të bllokuar nëpër shtëpitë e tyre.

Një nga zyrtaret ka bërë me dije se zona që u përfshi nga flakët ka shkuar deri në 20 mijë hektarë tokë.

Rrëshqitjet e baltës dhe gurëve zakonisht ndodhin kur ka zjarr të madh ose reshje të shumta të shiut. Sqarimin e gjeni në videon poshtë:

 

 

/Indeksonline/