10:39 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Bisedimet për emrin, Koçijas pritet me protesta në Shkup

Ardhja e shefit të diplomacisë greke Nikos Koçijas në Shkup do të pritet me protesta.

Kështu kanë njoftuar disa organizata maqedonase dhe do të fillojnë para “Porta Maqedonia” nga ku pastaj do të vazhdojnë drejt Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe do të përfundojnë para Qeverisë, transmeton Indeksonline.

Me pankarta e thirrje “Ndal bisedimeve për emrin”, “Maqedonia është e maqedonasve”. “Ta presim na ka hije”. “Ta presim maqedonisht! T’i tregojmë deri ku dhe e kujt është Maqedonia”, protestuesit maqedonas do të përcjellin mesazhin deri tek autoritetet për të stopuar bisedimet me fqiun grek./Indeksonline/