09:24 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Bisedimet për meçin Joshua – Wilder kanë filluar

Eddie Heran është i bindur se do të arrijë një marrëveshje për të realizuar meçin e shumë përfolur në mes të klientit të tij, Anthony Joshua dhe amerikanit, Deontay Wilder.

Pas fitores nga Parker, Joshua tashmë kërkon që të bëhet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda duke u përballur me Wilderin.

Britaniku pas fitores të së shtunës i ka bërë ftesë amerikanit për ndeshje, ku ky i funtit është kundërpërgjigjur përmes rrjeteve sociale.

Por Hearn këmbëngul se ende nuk ka marrë ndonjë telefonatë nga kampi Wilder dhe është duke e bërë vrapimin e tij duke hapur bisedime me menaxherin e luftëtarit, Al Haymon.

“Pashë postën e Instagram të Deontay Wilder dhe është shumë konfuze”.

“Kushdo që më kërkon duhet të më telefonojë ose të dërgojë me email, duhet të përditësojë kontaktet e tyre”.

“E thirra dje ekipin e Al Haymon dhe fola me Showtime mbrëmë dhe diskutimet janë në vazhdim”.

“Unë kam një takim me Anthony Joshuan dhe Rob McCracken nesër, ku do ta planifikojmë pjesën tjetër të vitit 2018”.

“Do ta them edhe një herë, afati për të luftuar Wilder është 2018, përndryshe ne do të rrezikojmë që kjo të mos ndodh asnjëherë. Anthony dëshiron luftën dhe jam shumë i bindur se do të ndodhë”.

Të dy luftëtarët janë të pamposhtur dhe Joshua thotë se dëshiron që beteja të organizohet në Britani, sepse stadiumet në Amerikë nuk janë aq të mëdha. /IndeksOnline/

Temat: