13:30 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

Biseksuali tregon pse është më e lehtë të takohesh me një burrë se me një grua

Një njeri biseksual që jeton në New York ka zbuluar se pse preferon të gjejë një burrë për partner, duke zbuluar se ai e sheh përvojën më të lirë dhe më të lehtë sesa të dal me një grua.

Duke folur në mënyrë anonime tek The Cut, 32 vjeçari, i cili jeton në Clinton Hill, Brooklyn dhe punon në financa, tregoi se ai është i tërhequr edhe nga burrat por edhe nga gratë. Kështu në mes të këtyre ai preferon të gjej një burrë si diçka më të përballueshme për të.

“Është thjesht më e lehtë dhe e përballueshme për të shkuar në takim me burrat”, shpjegoi ai, përpara se të shtonte: “Unë pëlqej edhe burrat edhe gratë, por më mirë është të jesh me burrat”.