16:45 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Bitcoin është ‘bixhoz’

Bitcoin është ‘bixhoz’ dhe ne do të zhvillojmë rregullore rreth tij, thotë kreu i Bankës qendrore të Kanadasë.

Stephen Poloz, guvernator i Bankës së Kanadasë, e quajti tregtimin e bitcoin një  “bixhoz”.

Ai tha se Banka qendrore kanadeze është në kërkim të rregullimit të valutës digjitale.

Poloz tha se blerësit e monedhave digjitale duhet të “ruhen”, pasi kanë të bëjnë me valuta digjitale, të cilat nuk janë monedha.

“Unë nuk jam me të vërtetë i sigurt se çfarë janë … Ata nuk janë asete me të vërtetë … Mendoj se janë letra me vlerë teknikisht … Nuk ka vlerë të brendshme për diçka si bitcoin, kështu që nuk është me të vërtetë një pasuri që mund të analizohet”, tha Poloz për CNBC gjatë një interviste në Davos të Zvicrës.

Poloz bashkohet me një kor të bankierëve qendrorë dhe rregullatorëve duke paralajmëruar për rreziqet e valutave digjitale, të cilat patën rritje të mëdha të çmimeve në vitin 2017./Indeksonline/

Temat: