18:42 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Bithumb humb 30 milionë dollarë pas hakimit

Disa javë pasi që këmbimorja jugkoreane e valutave digjitale Coinrail humbi 40 milionë dollarë pas sulmit të hakerëve, edhe një këmbimore e valutave digjitale në këtë vend lajmëroi një humbje prej 30 milionë dollarësh pas hakimit.

Bithumb, e cila është në top dhjetëshin e botëror të këmbimoreve të valutës digjitale sipas  Coinmarketcap.com, ka bërë të ditur përmes një “cicërime” në Twitter, se hakerët kanë vjedhur rreth 31 milionë dollarë.

Kompania nuk ka dhënë më tepër detaje mbi sulmin e hakerëve, por tha se do të mbulojë të gjitha humbjet e përdoruesve.

Këmbimorja aktualisht ka ngrirë të gjitha depozitat dhe tregtinë, ndërkohë që përdoruesit rekomandohen të ruajnë valutat digjitale në bankënotat private, ku mund të qasen përmes një çelësi hardueri, dhe jo në zyrat e këmbimit ku mund t’i nënshtrohen sulmeve dhe vjedhjeve.

Temat: