22:16 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

BlackBerry padit Snapchat me pretekstin se ka shkelur patentat e BBM

BlackBerry paditi ditën e sotme rrjetin social Snap duke akuzuar për shkeljen e një teknologji të patentuar që ka të bëjë me komunikimin brenda Snapchat.

Padia e cila është e përshkruar në detaje në 71 faqe, akuzon Snap për shkeljen e gjashtë patentave përfshirë teknologjinë e hartave, teknikat e reklamimit dhe ndërfaqen.

Në Mars ish prodhuesi Kanadez paditi edhe rrjetin social Facebook duke thënë se platforma e medias sociale, WhatsApp dhe Instagram kanë shkelur patentat e aplikacionit të komunikimit BBM.

BlackBerry është i bindur se Snap ka përdorur pronën intelektuale të kompanisë për të konkurruar me rivalët e tjerë.

Sot BlackBerry nuk prodhon më telefon dhe të drejtat e markës ja ka shitur kompanisë TCL. Aktualisht kompania është e fokusuar në softuer dhe produkte sigurie për platformat mobile.

Temat: