22:17 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Bleona pyetet se çfarë do të bënte në një dhomë me Trump, Putin dhe Kim Jong

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti, këto ditë ka qëndruar në Kosovë.

Së fundmi, ajo është bërë pjesë e një nga kronikave të emisionit “Prive”, të titulluar “Bleona plotësoje fjalinë…”

Me një fjali të përcaktuar nga stafi në nisje, këngëtarja shqiptare duhej vet ta plotësonte fundin e fjalisë.

Në një nga pyetjet më interesante se çfarë do të bënte në një dhomë me liderët botërorë: Donald Trump, Vladimir Putin dhe Kim Jong, Bleona dha një përgjigje vërtetë epike.

Ajo tha se Trump do të lexonte betimin, Putin do të thoshte “Çfarë i bëra vetes”, e ndërsa dhëndri i ri do të kërcente.

Me këtë, Bleona la të kuptohet se do të martohej me liderin suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Sigurisht kjo mbetet vetëm një shaka nga ana e saj.