20:58 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Blero dhe Afrona planifikojnë martesë! Ky është çmimi i shtëpisë që kanë blerë

Duket se dyshja e estradës shqiptare po bëhet gati të jetojnë së bashku në një apartament.

Bëhet fjalë për Blerim Muharremin dhe Afrona Dikën, të cilët kohë më parë ishin fejuar dhe së shpejti pritet të kurorëzohen.

Por, dyshja ka marrë një hap të madh para martesës duke u bërë me “kulm mbi shtëpi”.

Çifti ka blerë një apartament në periferi të Prishtinës, i cili ka kushtuar rreth 350 mijë euro.

Këtë shumë të përafërt për Telegrafin e ka konfirmuar edhe vet këngëtari, i cili shumë shpejt pritet të sjell një këngë të re.

“E vërtetë është që kemi blerë banesë në Prishtinë, dhe shuma është e afërt me të cilën po thoni ju”, tha shkurt Blero për Telegrafin, cili gjendet në shtetin gjerman, ku do të mbajë një numër koncertesh.

Ndryshe, Blero dhe Afrona ka vite që janë bashkë dhe se për detaje të tjera do të informoheni në të ardhmen.