11:37 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Blerta Deliu uron nënën për ditëlindje: Shumë urime, ti grue e madhe! (Foto)

Pavarësisht angazhimeve të shumta që kanë, kur është fjala tek personat e zemrës, gjithnjë tregohen të kujdesshëm.

Edhe deputetja Blerta Deliu-Kodra shpesh ka treguar se është e lidhur me familjen e saj, veçmas nënën e saj, e cila sot feston ditëlindjen.


Blerta ka zgjedhur fjalët më të ëmbla, ashtu siç di vetëm një vajzë t’i thur për nënën:

“MAM…kur du me i zgjedh fjalët ma të dashtuna e me fol për ty, se di kah me ja fillu…
E di që tanë jetën ka me të admiru për njerëzinë që e ke, për zemrën e madhe e dashuninë që gjithmonë na e ke dhanë jo vetëm neve por edhe krejt atyne që të njohin.
Ke me mbet përherë shembulli im në jetë.
Të dua pa fund, e shumë urime, ti grue e madhe ””{