21:46 / E Shtunë, 07 Korrik 2018 / indeksADMonline

‘Blick’ merr shembull Rakiticin se si refuzoi Zvicrën për Kroacinë

Rasti i Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit ka futur Zvicrën në dilema. Federata Zvicerane e Futbollit po planifikon që të ndalojë në Kombëtare futbollistët me shtetësi të dyfishtë.

“Zvicra duhet t’i bëjë pyetjen vetes nëse duhet të ndalojë shtetasit e dyfishtë që të përfaqësojnë ekipin kombëtar të futbollit”, thotë Alex Miescher, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Zvicerane të Futbollit.

Tani gazeta zvicerane ‘Blick’ publikon një artikull ku merr si shembuj dy futbollistët kroat, Ivan Rakitic dhe Mladen Petric, transmeton IndeksOnline.

Ata të dy janë shtetas të dyfishtë kroato-zviceranë. Të dy u rritën në Zvicër, madje kishin edhe paraqitje për grupmoshat e Zvicrës, por të dy vendosën të luanin për ekipin kombëtar kroat. Petric në vitin 2001, Rakitic në vitin 2007.

“Vendim që jo të gjithë e kuptojnë” shkruan Blick. Rakitic madje ishte kërcënuar me vdekje pasi bëri publike zgjedhjen e tij. Për gazetën ‘LOOK’ në vitin 2011 ai kishte deklaruar: “E gjitha filloi kur njerëzit thërrisnin prindërit e mi dhe shtëpinë time. “Ti Jugo i m***… hajde largohu nga këtu” , fjali të tilla thonin në telefon” .

Megjithatë, ai thotë se nuk i ka rënë pishman për vendimin e tij: “Unë kam veshur fanellën e Zvicrës me krenari të madhe, e mbaj pasaportën zvicerane dhe nuk do të heq kurrë dorë nga kjo, megjithatë jam i lumtur për veprimin që kam bërë” .

Edhe Petric mendon njejtë: “Në thelb, është një vendim mjaft i vështirë, sidomos për këmbët e një lojtari. Është e rëndësishme që njerëzit që nuk janë shtetas të dyfishtë të kuptojnë se ata kanë një shtëpi të dytë, edhe sikur të hiqni një pasaportë, do të rritet një fëmijë në një familje të huaj, prindërit do të mbeten. » /IndeksOnline/