20:50 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Blick: Shqipëria dhe Kosova dëshirojnë të na vjedhin super talentin tonë

Vjeshtën e kaluar, Bastien Toma bëri debutimin e tij në Super League për ekipin Sion. Në moshën 18 vjeçare, ai luajti në ndeshjën 1-1 kundër FCZ. Sot Toma është 19 vjeçar, i rregullt në mesfushën e Sionit. Ai luan çdo lojë – dhe është kërkohet shumë jashtë vendit.

Toma, i votuar sezonin e kaluar si lojtari më i mirë i sezonit nga sponsorët e Sion dhe tifozët, ka marrë ftesë nga Kosova dhe Shqipëria, shkruna gazeta zvicerane Blcik. Nuk është çudi që sionezi me rrënjë nga Kosova ka ngjallur interes të madh, shkruan tutje Blick.

Ai ka 25 paraqitje në Super Ligë dhe konsiderohet një talent i madh. Kaq i mrekullueshëm sa që në Zvicër thonë se po ndjek gjurmët e Gleson Fernandes. Kjo cilësohet si vlerësim i lartë, pasiqë Gleson ka luajtur për Zvicrën 67 ndeshje dhe 59 ndeshje për Manchester Cityn.

Nëse Toma zgjedh Shqipërinë apo Kosovën do të jetë një humbje e madhe për Zvicrën, thonë raportet në Zvicër. /IndeksOnline/