16:48 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

“Bllokimi” i hundës, mund të jetë çelësi për të luftuar trashjen

Një kapëse për hundë që bllokojnë ndjenjën e nuhatjes mund të dyfishoj humbjen e peshës, ka gjetur një studim i ri.

Pajisja e cila është futur në të dy anët e hundës, drejton ajrin për të anashkaluar aromat, gjë e cila edhe shtyp oreksin.

Njerëzit që janë me mbipeshë kanë një ndjeshmëri më të madhe ndaj erërave të ushqimit dhe stimulim më të madh të oreksit të tyre, gjë që mund të çojë që të hanë më shumë.

Studiuesit donin të provonin nëse një ndjenjë e zvogëluar e erës mund t’i ndihmonte dietarët të humbnin më shumë peshë.

Në një hulumtim ku morën pjesë të rriturit obezë, të moshës nën 50 vjeç,  ata që përdorën një pajisje për të bllokuar hundën, humbën dy herë më shumë se personat tjerë që mbanin dieta./Indeksonline/