22:16 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Bllokohet Shtëpia e Bardhë, një automjet ka kaluar perimetrin e sigurisë (Foto)

Shtëpia e Bardhë është bllokuar pasi një automjet ka arritur të thyej perimetrin e parë të sigurisë.

Një shofer femër është arrestuar, tha një zyrtar policor. Shërbimi Sekret i SHBA-ve në twitter tha se  makina ka shkelur pengesën e sigurisë të kompleksit të Shtëpisë së Bardhë. Dëshmitarët panë një trazirë në bazën e Shtëpisë së Bardhë, pasi oficerë të sigurisë iu përgjigjën thirrjes, raporton Fox News, transmeton Indeksonline.

Presidenti Donald Trump po pret Kryeministrin Australian Malcolm Turnbull në Shtëpinë e Bardhë. Turnbull po qëndron në Shtëpinë e Bardhë kur incidenti është duke u hetuar.

Shërbimi Sekret i Shtëpisë së Bardhë tha se asnjë person nga rojat nuk është plagosur në incident. /Indeksonline/

U.S. Park Police stand along the sidewalk on Pennsylvania Ave at a new layer of temporary fencing that appeared this week creating a wider buffer along the sidewalk in front of the White House in Washington in this September 25, 2014, file photo. REUTERS/Larry Downing/Files