12:09 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Blogerja e modës, tregon se si mund të visheni bukur edhe me rroba të lira

Po të shihni veshjet nëpër rrjetet sociale, sidomos në Instagram, ju bëj të ndiheni keq.

Kjo për faktin se vështirë që çdo gjë që shohim se veshin të tjerët, është e përballueshme për shumë prej nesh me një buxhet normal.

Megjithatë, Tina Abeysekara është ndryshe.

32 vjeçarja, një blogere nga Sydney, krenohet me atë veshjet që ajo bën dhe shpenzimet e pakta që bën ajo.

Kështu, Tina e cila ka rreth 50 mijë ndjekës, ka zbuluar sekretet tregtare, transmeton Indeksonline.

“Unë gjithmonë kam dashur të vishem bukur dhe të bëj pazare, që kur isha fëmijë. Por vetëm kur fillova të shkojë në Universitet fillova të blej rroba aq sa ma mbante xhepi”, ka thënë ajo.

“ Unë së pari postova veshjet e mija që kisha blerë në Instagram, kështu e gjeta vetën pa dashje me ndjekës të shumtë. Tani unë në detaje postoj veshjet e mija të cilat edhe i blej në dyqane të thjeshta të rrobave”, ka shtuar ajo.

Në këtë mënyrë ajo ka përçuar mesazhin se edhe me rroba të lira mund të vishesh bukur, mjafton të blini atë që është në trend dhe që ju rri bukur.

Kështu ajo ka thënë se paletat klasike të ngjyrave i bëjnë gjërat të duken më të shtrenjat se sa ato janë në të vërtetë.

“Pastaj ju mund të blini një çantë e cila ka një detaj të arit dhe të vishni pak take të larta- këto janë gjërat që bëjnë që njerëzit të mendojnë se ato kushtojnë më shumë se që janë në të vërtetë”, ka thënë ajo.

“Ju gjithashtu nuk keni nevojë të blini çdo gjë që del në trend. Kjo pasi që jo çdo gjë që është në trend do ju rri bukur dhe do ju përshtatet. Për këtë, është mirë që parat t’i ruani vetëm për ato gjëra të cilat e dini se ju rrinë bukur dhe ju përshtaten dhe jo të hidhni para në gjërat që janë në trendi dhe që nuk do i vishni”, ka theksuar ajo./Indeksonline/