18:19 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Rekord shitjesh nga BMW!

BMW njoftoi se ka tejkaluar shifrën e 2 milionë shitjeve deri në muajin tetor.

BMW pritet të kaloj edhe rekordin e vet të të gjitha kohërave, prej 2,367,603 makina të shitura që ka pasur në vitin 2016.

Shitjet janë rritur për 3,4 përqind, nxitur më shumë nga modelet elektrike dhe motoçikletat.

Rritje ka pasur në tregun e Azisë, ku kishte rritje për 13,1 përqind. Në Kinë 15 përqind dhe tregun japonez me 6,3 përqind.

BMW pritet deri në fund të muajit dhjetor të kaloj shifrën 2,4 milionë makina shitura, e që do të jetë një rekord i ri. /IndeksOnline/

Temat: