14:46 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

BMW ndërton një Mini klasik – elektrik [Foto]

BMW ka “gatuar” diçka mjaft interesante me markën e saj Mini.

Vetura që shihni këtu ka pasur një motor benzinë, e cila është zëvendësuar me
një mori baterish dhe një motor elektrik shkruan IndeksOnline.

Nuk ka shumë detaje teknike në njoftimin për shtyp, por TopGear raporton se
vetura paketon 30 bateri litium-jon, peshon rreth 770 kg dhe bën një distancë
deri 100 km/orë me rrymë. Shpejtësia maksimale është modeste: 115 km/orë.

Synimi i gjithë kësaj? Me këtë veturë të vogël elektrike, Mini me sa duket
dërgon një sinjal të qartë që demonstron ngazhimin e tyre për të ruajtur
karakterin e pagabueshëm të markës, ndërsa përqafon teknologjinë inovative
të emetimeve zero. /IndeksOnline/