00:07 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

BMW prezanton “bishën” Serie-8 Coupe [Foto]

Pas 20 vitesh mungesë, është rikthyer BMW 8 Series Coupe. Linja më e mirë e BMW mbërrriti me një variant me dy dyer dhe do të dalë në shitje në vjeshtë.

Vitin e kaluar BMW konfirmoi rikthimin e Serive 8 me një koncept Coupe. Për fat jo të mirë, versioni i prodhimit nuk shkëlqen aq sa koncepti, por BMW mori disa prej tipareve më të rëndësishme shkruan IndeksOnline.

Modeli Coupe ka një trup të gjatë e të ulët, xhepa ajri të mëdha dhe një parakolp intrigues.

Dizajni i dritave LED Laser është më i holli që gjeni tek një BMW. Tavani i makinës ka një karakter klasik ndërsa marmitat vin me një konfigurim çift trapezoidal.

Disqe 20-inç me logon M mbyllin detajet e dizajnit të jashtëm.

Në debutim, do të jetë i disponueshëm vetëm varianti M9850i xDrive. I pajisur me një motor të rimodeluar 4.4-litër twin-turbo V8, makina prodhon 523 kuaj fuqi.

BMW thotë se mund të prekë 100 km/h në 3.6 sekonda, një statistikë impresionuese krahasuar me Seritë 7.

Seritë 8 vinë me një kambio automatike me tetë marshe. Shpejtësia maksimale është e limituar në 250 km/h.

Duke qenë se është një model performance M dhe jo një “M” e vërtetë, makina ka vetëm disa tipare të izoluara të kësaj marke.

Përveç disqeve M, Seria 8 ka amortizim adativ M dhe frena M Sport. /IndeksOnline/

Temat: