14:38 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

BMW shpjegon ngasjen autonome për makinat e ardhshme

Nëse pyesni se sa larg jemi si shoqëri nga të qenurit në gjendje të largojmë duart nga timoni dhe sytë nga rruga gjersa jemi në rrugë, përgjigja është midis 7 deri 10 vjet, sipas BMW.

Gjatë kësaj video, prodhuesi gjerman na drejton përmes historisë së vet lidhur me funksionet autonome të automjeteve, duke filluar me teknologjinë e Niveli 1 që është aktiv që disa vite në makina, transmeton IndeksOnline.

Niveli 2 është ai që egziston tani, të paktën sa i përket automjeteve më moderne. Ka disa përjashtime, të tilla si Audi A8 e re, por përvec asaj nuk ka shumë makina tjera me autonominë e Nivelit 3. Me Nivel 3 ju mund të largoni duart nga timoni dhe sytë nga rruga – por vetëm në rrugë të caktuara.

Deri në vitin 2021, Niveli 4 pritet të arrihet thotë BMW. Atëherë mund të harrojmë tërësisht detyrat e vozitjes, pasi vëmendja juaj në rrugë nuk do të jetë më e rëndësishmja për sigurinë. Por përsëri, ajo nuk do të zbatohet në të gjitha rrugët.

Sa i përket autonomisë totale, të Nivelit 5, ajo pritet të ndodhë mes viteve 2025 dhe 2030. Kjo është e ashtuquajtura faza “timoni është opsional” , ku shoferi i makinës nuk ka nevojë të bëjë asgjë me drejtimin e automjetit. /IndeksOnline/