15:41 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

BMW X5 i ri, dalin imazhet e para [Foto]

BMW X5 i ri 2019 pritet të ketë premierën botërore në Paris Motor Show në muajin tetor, por website rus Autoreview pretendon që ka fotot e para të makinës.

Ende nuk është konfirmuar asgjë nëse fotot janë reale por as nuk është mohuar origjinaliteti i tyre.

Josh Bymes nga Carscoops thotë se imazhet janë shumë bindëse dhe beson se shumica e detajeve përputhen me fotot spiune të bëra më herët. /IndeksOnline/