14:57 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

“Bomba” e radhës që po përgaditë PSG

PSG ka në plan një tjetër transferim bombastik për afatin kalimtar të verës.

Skuadra parisiene po përgaditë një ofertë për yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Duke përfituar nga fakti se sulmuesi portugez ka ngjallur dyshime rreth vazhdimësisë së tij nëse Florentino Perez nuk i nënshtrohet kërkesave të tij ekonomike, atëherë PSG e gatshmë t’ia plotësoj të gjitha kushtet.

Sipas ‘El Confidencial’ , klubi parisien po përpiqet të përdorë Edinson Cavanin në operacion, për të bërë operacionin më të lirë.

Ideja është të transferohet Ronaldo për të formuar një trident sulmues të frikshëm: Neymar – Ronaldo – Mbappe.

Al-Khelaiffi duhet të bindë presidentin Perez për të pranuar Edinson Cavanin, duke përfituar nga kërkesa e Real Madridit për një zëvendësues të Karim Benzemas, pa marr parasysh se Zidane i jep atij mbështetje. /IndeksOnline/