18:55 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

“Bomba” nga Spanja, Perez jep “OK” për shitjen e Ronaldos

Në mediat spanjolle janë duke qarkulluar thashetheme se Cristiano Ronaldo është duke menduar largimin nga Real Madrid.

Pas finales në Cardiff, ku portugezi ishte njëri nga më meritorët, Perez i kishte premtuar një rritje të konsiderueshme të pagës.

Negociatat për këtë rritje ende nuk kanë filluar dhe Ronaldos i është sosur durimi.

Agjenti i tij, Jorge Mendes ka kërkuar largimin e tij dhe mendohet se Perez e ka lejuar një largim të mundshëm.

Mirëpo presidenti i Real Madrid kërkon plotë 100 milionë euro për ta lejuar fituesin e pesë Topa të Artë që të largohet. /IndeksOnline/