19:14 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

“Bombë” nga Anglia, Skuadra e Premierligës ofron 70 milionë për Donnarumman

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma është duke kaluar momente të vështira në San Siro, sidomos pas përplasjes me tifozët rosoner.

19 vjeçari me shumë gjasë do të largohet nga Milani gjatë verës pasi që marrëdhëniet e agjentit të tij, Mino Raiola dhe klubit nuk janë shumë të mira.

Sipas “Daily Mirror”, Liverpooli është i gatshëm të paguaj 70 milionë euro për të siguruar shërbimet e talentit italian.

Donnarumma ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë euro.

Vlen të theksohet se edhe Real Madrid, PSG dhe Juventus kanë qenë të interesuar për portierin e Milanit. /IndeksOnline/