22:53 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Bordeaux bllokon udhëtimin e Malcom në Itali, prishet marrëveshja?

Skuadra e Bordeaux ka anuluar udhëtimin e Malcom Filipe Silva drejt Italisë!

Siç thuhet në mediat e Italisë, skuadra franceze duket se do ta bllokoj transferimin e Malcom te Roma, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse dy klubet zyrtarisht njoftuan marrëveshjen e arritur, lojtarit iu mohua e drejta që sonte të udhëtoj drejt qytetit romak.

Ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur, por spekulohet se marrëveshja mes Bordeaux dhe Romës mund të prishet, pasi në garë është futur gjiganti spanjoll, Barcelona!./IndeksOnline/