11:38 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

Bordi i SHSKUK-së, aprovon zgjedhjen e Basri Sejdiut për drejtor të përgjithshëm

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) në mbledhjen e sotme, ka aprovuar rezultatet e komisioni vlerësues për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Veton Firzi, kryesues i komisionit vlerësues, para Bordi Drejtues ka prezantuar rezultatet  e komisionit për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm dhe procedurat e ndjekura nga komisioni deri në rezultatet finale.

Kryesuesi i Bordit Drejtues, Prof.dr. Naser Ramadani, ka falënderuar Firizin, përderisa në emër të Bordit Drejtues i ka uruar suksese dhe punë të mbarë drejtorit të sapozgjedhur dr. Basri Sejdiu.