21:21 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Botërori mund pornografinë, bie shikueshmëria me 68% gjatë finales

Kampionati Botëror ka qenë aktiviteti më i rëndësishëm dhe më i ndjekur në muajin e kaluar, gjë që me sa duket ka ndikuar edhe industrinë më të fuqishme të transmetimeve on-line që është industria pornografike.

Sipas analizës së “Bloomberg”, faqet e internetit portnografike kanë patur një rënie drastike të klientëve të tyre gjatë Botërorit, sidomos në ditën e ndeshjes finale mes Francës dhe Kroacisë. Sipas statistikave në periudhën e ndeshjes ulja e shikueshmërisë në këto faqe ka rënë me 68%.