08:34 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Brankica Jankoviç: Udhëheqësit manipulojnë me ndjenjat e shqiptarëve në Luginë

Disa prej politikanëve nga jugu i Serbisë janë duke u përpjekur që të manipulojnë me ndjenjat e pakicës shqiptare me qëllim të vendosjes së balancës artificiale me gjendjen e vështirë të serbëve të Kosovës.

Kështu ka deklaruar në një intervistë për “Novosti”, Brankica Jankoviq, udhëheqëse e Komisionit për Barazi në Beograd.

Sipas saj, kërkesa e udhëheqësve shqiptarë nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja, për pakicat e tyre janë që t’i kanë të drejtat ashtu siç i kanë serbëve në Republikën e Kosovës, transmeton Indeksonline

“Qëndrimi ndaj pakicave është një çështje shumë e ndjeshme. Përgjithësisht vërehet se nuk ka pasur diskriminim. Sigurisht, ka edhe raste të diskriminimit. Një pjesë e ankesës ka të bëjë me përdorimin e gjuhës amtare”, është shprehur ajo.