23:50 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Brazili ia lë fajin Behramit, tregon kur kthehet Neymar

Neymar ka ndjerë dhimbje në kaviljen e djathtë por do të stërvitet normalisht ditën e mërkurë pasi e la stërvitjen përgjysmë në prag të ndeshjes me Kosta Rikën.

Shqetësimet për dëmtimin e Neymar ishin të mëdha ditën e martë për shkak se ai u detyrua të largohej nga seanca pas vetëm 15 minutave.

Tani vjen konfirmimi i federatës braziliane dhe lajmi i mirë për tifozët: “Neymar kishte dhimbje në kaviljen e djathtë, kjo është arsyeja pse ai ndërpreu stërvitjen.

“Për shkak të numrit të madh të faulleve të shkaktuar ndaj tij nga Zvicra, ai ka pësuar një dëmtim të vogël, por do të rikthehet në stërvitje ditën e mërkurë.

“Ai nuk është ekzaminuar nga mjekët. Ndjeu dhimbje dhe shkoi në fizioterapi, nesër do të stërvitet normalisht.”

Temat: