16:42 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

Brenda 30 vjetëve të ardhshëm, ¼ e popullsisë në botë do të jetë me mbipeshë

Pothuajse një e katërta e popullsisë së botës do të jenë të trashë në më pak se 30 vjet, sugjeron një studim i ri.

Nëse trendët e obezitetit vazhdojnë, 22 për qind e njerëzve në mbarë botën do të jetën me mbipeshë të tepërt deri në vitin 2045, nga 14 për qind sa është llogaritur në vitin e kaluar, ka zbuluar një studim.

Një në tetë vetë, në vend të 1 në 11 sa është sot, pritet gjithashtu të zhvillojë diabetin e tipit 2, ka shtuar hulumtimi.

Autori kryesor Alan Moisiu, nga kompania farmaceutike Novo Nordisk, me seli në Danimarkë, tha: “Këto shifra nënvizojnë sfidën e madhe që bota të ballafaqohet në të ardhmen në aspektin e numrit të njerëzve që janë të trashë, ose kanë diabet të tipit 2, ose të dyja në të njëjtën kohë”./Indeksonline/