10:16 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Breshëri dëmton kulturat bujqësore në Podujevë (Foto)

Shiu dhe breshëri që ka renë javën e kaluar ka lënë pasoja të mëdha në kulturat bujqësore.

Në rajonin e Podujevës bujqit janë ankuar për dëmtimin e të gjitha të mbjellave.

Sipas tyre, tani pas breshrit më nuk kanë se çfarë të korrin sepse i gjithë gruri ka renë në tokë, raporton Indeksonline.

Pronarët e tokave të mbjella kërkojnë nga institucionet lokale dhe qendrore të dalin në terren dhe të shohin nga afër dëmin që e ka shkaktuar breshëri./Indeksonline/