18:27 / E Enjte, 14 Qershor 2018

Breshëri në Rahovec, një qendër tregtare ‘e merr uji’ [Video/Foto]

Shiu dhe breshëri i madh që ra në rrethinën e Rahovecit ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme.

Kështu, një lexues i “Indeksonline” ka dërguar disa fotografi  ku shihet se si është vërshuar fshati Xërxë dhe Fortesa të kësaj komune të Kosovës.

Më tej, sipas po të njëjtit lexues, një qendër tregtare është marrë nga uji, siç shihet edhe përmes fotos, si pasojë e shiut të madhë që ka rënë.

Më poshtë shikoni videon dhe disa fotografi: