10:55 / E Enjte, 11 Janar 2018

Brexit mund t’i kushtojë Britanisë së Madhe 54 miliardë dollarë

Ekonomia e Britanisë së Madhe mund të ketë një goditje prej 54 miliardë dollrësh në vitin 2030 për shkak të Brexit-it, ka thënë një grup i vlerësimeve i cili është në fazën fillestare, të financuara nga taksapaguesit.

Shifra alarmante varet nga lloji i marrëveshjes që arrihet përderisa Mbretëria e Bashkuar po negocion të largohet nga Bashkimi Evropian, transmeton Indeksonline.

Studimi ekonomik, i porositur nga kryetari i bashkësisë së Londrës, Sadiq Khan hulumtoi ndikimin e rezultateve të shumta të Brexit.

Ky hulumtim i kryer nga Cabridg Econometrics, vlerëson gjithashtu skenarin e tillë si dalja nga tregu i përbashkët ose dogana e përbashkët- apo duke i lënë që të dyja.

Ata gjithashtu vlerësuan se Britania e Madhe do përballet me një “Brexit të vështirë” në rast se negociatat e Davis në Bruksel nuk përfundojnë me një marrëveshje kalimtare./Indeksonline/