16:47 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Britania e Madhe e sheh veten ”kandidat të fortë” për Davis Cup

Britania e Madhe e sheh veten si ”kandidat të fortë” për Davis Cup në vitin e ardhshëm, thotë kapiteni, Leon Smith.

Pas fitores, 3-1 ndaj Uzbekistanit, BM e siguroi plasmanin në eliminatore për këtë kompeticion.

Smith tha se do të jetë e vështirë për skuadrën e tij, megjithatë synimi ekziston, transmeton IndeksOnline.

Britania e Madhe e ka fituar Davis Cup në vitin 2015, gjithashtu renditet në vendin e gjashtë.

”Qartë, ne e shohim veten si kandidat të fortë”, tha Smith për BBC Sport./IndeksOnline/