22:18 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

BSPK përkrahë SBASHK-un për grevën në arsim

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës e ka përkrahur fuqishëm grevën e SBASHK-ut. Përmes një komunikate ky organizëm ka kërkuar nga Qeveria që t`u përmbahet premtimeve dhe t`i përmbushë kërkesat.

“BSPK e perkrahe fuqimisht Greven e SBASHK-ut e cila do te mbahet me daten 12 mars 2018 ne te gjitha shkollat e Republikes se Kosoves. Ne kerkojme nga Qeveria e Republikes se Kosoves qe ti mbaj premtimet e dhena ne takimet e mbajtura me BSPK –

Bashkimin e Sindikatave te Pavarura te Kosoves dhe SBASHK – Sindikaten e Bashkuar te Arsimit Shkences dhe Kultures, si dhe ti permbush kerkesat e punetoreve sipas marreveshjes se arritur gjate ketyre takimeve, te cilat ne ia kemi derguar edhe me shkrim Ministrise se Punes dhe Mireqenies Sociale dhe Qeverise se Republikes se Kosoves. Avni Ajdini, Kryetar i BSPK”.