18:48 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Buffon: Balotelli duhet të ftohet për Italinë

Mario Balotelli meriton të merret në konsideratë për Italinë, sipas kapitenit Gianluigi Buffon.

Sulmuesi i Nice ka qenë në formë të mirë në dy sezonet e fundit, dhe është përfolur për një rikthim në Serie A kur t’i përfundojë kontrata në fund të sezonit.

“Do të isha shumë i lumtur nëse Mario do të rikthehej në përfaqësuese,” shprehet Buffon për Tiki Taka.

“Ai do të kishte mundësinë të se është maturuar 100%, dhe se ajo që kemi parë nga ai herën e fundit ishte një lojtar i papërfunduar, por ai e ka aftësinë për të qenë një kampion dhe ka treguar vazhdimësi.

“Ekipi kombëtar? Mendoj se Mario e meriton për atë që ka bërë në dy vitet e fundit dhe duhet të merret në konsideratë.

“Mos harroni që po flasim për  një talent, por le të shpresojmë që ai të jetë maturuar.

“Ai është një lojtar i rrallë, si Totti apo Cassano. Talenti i tij është i njëjtë me këta lojtarë.”