18:36 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Buffon zbulon momentin më të mirë të karrierës

Gigi Buffon ka folur për Champions League dhe Real Madrid në kanalin zyrtar të Juventus. “Debutimi? Ishte një kompeticion i ri. Parma luajtur kundër Lodz, ishte një eksperiencë e re dhe shumë entuziazmuese”.

Më pas Gigi ka folur edhe për ish-yjet e bardhezinjve: “Inzaghi, Trezeguet dhe Del Piero? Janë tre ikona të futbollit kombëtar dhe ndërkombëtar. Trezegue dhe Inzaghi kanë qenë sulmues të vërtetë, vrasës të zonës së rreptësisë. Del Piero ishte diçka më shumë, ishte më teknik dhe ka magjepsur publikun me lëvizjet e tij. Thjesht duke u stërvitur me ata kam kuptuar si të përmirësohem dhe të bëhem një kampion”.

CASILLAS – “Marrëdhënia me Casillas? Bashkë me Cech kemi qenë ata që kemi përfaqësuar një epokë shumë të gjatë të futbollit modern dhe bashkëkohor. Nëse jemi akoma të rëndësishëm, do të thotë të gjitha fjalët dhe elozhet kanë qenë të drejta dhe të merituara. Besoj se Casillas po tregon se është një kampion jashtë normales”.

MOMENTE – “Momenti im i preferuar? Fillimi dhe fundi. Në fillim ndihesh i kënaqur dhe bëhesh i vetëdijshëm për atë që po bën. Fundi të jep akoma më shumë kënaqësi sepse shikon mbrapa dhe mendon për atë që ke bërë dhe që nuk e kishe imagjinuar kurrë se mund ta bëje”.

FANTAZISTI – “Fantazisti më i mirë? Besoj Zidane, por po përmend dikë me të cilin nuk kam luajtur”.

NDESHJE PERFEKTE – “Ndeshja e preferuar e karrierës sime? Gjermani-Itali e 2006-ës dhe Juve-Real Madrid e 2003-it dhe e 2015-ës. Me Parmën zgjedh debutimin kundër Milan-it”.

CRISTIANO RONALDO – “E vlerësoj shumë. Ka ditur të përmirësohet, të punojë dhe është gjithmonë i kthjellët në atë që bën dhe thotë. Si ai, me atë kthjelltësi para portës kam parë vetëm Trezeguet. Kam luajtur me shumë lojtarë të fortë, si Ronaldo dhe Ibrahimovic, por ai po koleksionon rekorde prej 20 vitesh”.

PRITJE – “Pritja më e bukur në Champions League? Ajo kundër Inzaghi-t në finalen e 2003-it dhe ajo e vitit të kaluar kundër Lyon. Dua të përmend edhe atë kundër Neëcastle. Nga 40 deri në 80 vjeç do t’i shikoj përsëri të gjitha dhe do t’ju them”.

IDGULL – “Thomas N’Kono, pa dyshim, me Kamerunin e Roger Milla. Më pas vijnë italianët: Zenga, Tacconi, Peruzzi, Pagliuca, Marchegiani, Rossi, Toldo dhe të gjithë të tjerët. Jashtë Italisë do të zgjidhja Schmeichel, Seeman dhe Kahn. Kishin një karakter dhe një personalitet si pak të tjerë”.