17:31 / E Premte, 10 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Bugatti, Lamborghini, Porsche, Bentley – të gjitha me modele elektrike

Volkswagen Group thuhet se janë të prirur të zgjerojnë planet e tyre për makinat elektrike në top modelet e reja.

Kjo mund të rezultoj poashtu në modele hibride dhe elektrike nga Bentley, Bugatti, Lamborghini dhe Porsche – raporton Automobile Magazine.

Duke cituar një burim të paidentifikuar, publikimi pretenedon se i shumëprituri Mission E nga Porsche, do të jetë në krye të kësaj familje të re dhe do të pasohet nga një krijim zero-emetimesh nga Bentley dhe nga dy modele me dy dyer nga Bugatti dhe Lamborghini.

Specifikat për performancat e këtyre modeleve nuk janë të konfirmuara, por pritet që të jenë komplet elektrike me mundësi karikimi për së paku 96 kilometra. /IndeksOnline/