13:02 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

Bukuroshja kroate bën tifo për lojtarin e Anglisë: Jam dashuruar në të (Foto)

Këngëtarja, aktorja dhe shkrimtarja e famshme kroate, Nives Celsius është tifoze e madhe e Kroacisë.

Celsius përveç se po bën foto provokuese duke përkrahur Kroacinë, ajo ka provokuar edhe lojtarin e Kombëtares së Anglisë, Ruben Loftus-Cheek, shkruan IndeksOnline.

Bukuroshja kroate thotë se 22-vjeçari i “Tre Luanëve” është futbollisti më i bukur në Kampionatin Botëror.

“Unë e shikoj Anglinë. Dhe krejt kjo për shkak të Ruben. E kam parë atë para Kampionatit Botëror, dhe kjo ishe dashuri në shikim të parë. Kështu vendosa se Anglia do të ishte favoriti im. Ai me të vërtetë është bukurosh. Por ai është shumë i ri”, ka thënë Nives.

Aktorja kroate para fillimit të Botërorit kishte shpreh dëshirë që Anglia dhe Kroacia të luajnë në finale. Duket se një dëshirë iu bë realitet, pasi sonte Anglia dhe Kroacia takohen në gjysmëfinalen e Botërorit “Rusi 2018”./IndeksOnline/