20:27 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Bullgari, autobusi me turistë del nga rruga, 15 të vdekur, 27 të plagosur

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë u plagosën pasi një autobus doli nga rruga në Sofje të Bullgarisë.

Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të shtune në zonën midis Leskov Dol dhe Svoge, rreth 2 km larg Sofjes dhe mediat raportojnë se autobusi ishte me turistë.

Numri i viktimave dhe të plagosurve u konfirmua nga Ministri i Shëndetësisë Kiril Ananiev.

Sipas informatave fillestare, autobusi po lëvizte me shpejtësi të lartë, ndërsa edhe kushtet atmosferike nuk janë të përshtatshme për shkak të reshjeve të shiut.