21:22 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Burri: Motra e ish-gruas është shumë seksi, ta thërras apo jo?

Një burrë ka shkruar tek “The Sun” dhe ka pyetur nëse është e gabueshme t`i shkruajë motrës të ish-gruas, meqë ajo i pëlqen tej mase.

“Ish gruaja dhe unë u ndamë tash e 4 vite. Fëmijët tanë tashmë janë 8 dhe 7 vjet. Unë kam një vit pa partner dhe gjithmonë motra e ish gruas më është dukur tërheqëse. Një ditë e takova në rrugë rastësisht dhe ishte akoma shumë seksi”, ka shkruar burri, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se nuk mund të ndalet së menduari për të, por nuk e di nëse do të ishte ide e mirë ta thërrasë e të shohë se ku do të shkojë kjo punë.

Psikologia Deidre është ajo që i ka thënë burrit se është më mirë të shikojë diku tjetër, e jo tek rrethi familjar i ish-gruas.

“Fëmijët tuaj me siguri kanë lidhje të mira me motrën e nënës së tyre, pra me tezen. Si dy të rritur ju keni të drejt të vendosni vet, por të lidheni bashkë do të mund t`i komplikonte gjërat dhe t`i çonte në konfuzitet fëmijët tuaj. Më mirë shikoni jashtë rrethit të familjes së ish-gruas tuaj”, ka thënë psikologia./Indeksonline/