17:49 / E Martë, 21 Gusht 2018 / k.v

Bursat shënojnë ngritje, dollari bie

Aksionet në bursat evropiane shënuan sot rritje, prej të cilave më e madhja u regjistrua në Wall Street, pasi investitorët mirëpritën rezultatet e ngurta të kompanisë.

Në SHBA, indeksi S&P 500 u rrit 0.4 për qind në 2.867 pikë, Dow Jones nga 0.3 për qind në 25.836 pikë, dhe Nasdaq me 0.6 për qind në 7.864 pikë.

Në Evropë, indeksi DAX gjerman u rrit me 1.7 për qind pasdite, CAC 40 francez me 0.9 për qind, ndërsa FTSE 100 britanik shënoi rënie prej 0.1 për qind.

Dollari u dobësua në raport me jenin japonez në 110.40 nga 110.23 sa ishte dje, ndërsa euro u rrit në 1.1527 nga 1.1467 dollarë.

Në Azi, indeksi japonez Nikei u rrit me 0.1 për qind, Kospi i Koresë së Jugut me 1 për qind dhe Hang Sang në Hong Kong me 0.6 për qind.

Temat: