10:17 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Buta në emisionin më të madh të hip hopit në Zvicër, me performancën të shkëlqyer (Video)

Buta është njëri nga yjet e Hip Hopit më të suksesshëm të momentit. Kurse së fundi ai ka marrë pjesë në një emision në Zvicër.

Bëhet fjalë për emisionin më të shikuar të hip hopit, Virus Bounce Cypher në këtë shtet, ku përveç shumë mysafirëve të famshëm ka qenë i ftuar edhe Buta.

Ky emision që konsiderohet si më i shikuari për hip hopin në Zvicër dhe më gjerë, ka mysafirë hip hop artistë të ndryshëm që bëjnë “freestyle” dhe i ftuar ishte Buta i cili natyrisht se nuk ju shmang një sfide të tillë.

Reperi shqiptar përformoi në këtë skenë njërën nga këngët e tij të padëgjuara më parë e cila duket se u pëlqye shumë nga publiku. Kurse kjo performacë e tij mund të rangohet si një më të mirat të reperit.

Ai në këtë performancë ishte i shoqëruar nga reperi i famshëm Onkel Ari.

Ndryshe, Buta dje ka publikuar hitin më të ri të tij të titulluar “Cash In/Out”./Indeksonline/

Temat: