15:01 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

Bytyqi: Arsimi ynë ka goxha ngjashmëri me atë në SHBA

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marr pjesë sot në ceremoninë e betimit të vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Kosovë, të cilët do të angazhohen në shkollat e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Bytyqi ka shkruar se sistemi ynë i arsimit dhe praktikat e tij , mësimdhënia dhe mësimnxënia sigurisht se kanë goxha ngjashmëri me arsimin në Amerikë, por edhe dallueshmëri praktikash që çojnë në sukses më të madh.

Më poshtë postimi i Bytyqit:

Një arsim i mirë është lufta që kemi përpara dhe këtë luftë duhet ta fitojmë si shoqëri.

Së bashku me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Greg Delaëie, morëm pesë në ceremoninë e betimit të grupit të pestë të vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Kosovë, të cilët për dy vite do të angazhohen në shkollat tona për mësimdhënie të gjuhës angleze.

U ndjeva i privilegjuar që isha pjesë e kësaj ceremonie të veçantë, me rastin e betimit të vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Kosovë, që të jenë pjesë e procesit të mësimdhënies në shkollat tona, duke sjellë kështu përvojat më të mira amerikane.

Sot mësojmë anglisht me vullnetarë amerikanë, jetojmë dhe i takojmë botës së lirë, andaj edhe standardet e arsimit duhet ti arrijmë po ato që ka edhe bota perëndimore. Duke njohur nevojat e vendit për arsim të mirë, pa të cilin nuk ka cilësi jete, as ekonomi që garanton cilësinë e saj, jemi vënë përkushtueshëm në rritjen e standardeve, andaj praktikat që Korpusi i Paqes kultivon në përvojën e tij dhe traditën e arsimit amerikan janë një vlerë të cilën duhet të përpiqemi orë e çast, ta përvetësojmë në vazhdimësi.

Sistemi ynë i arsimit dhe praktikat e tij , mësimdhënia dhe mësimnxënia sigurisht se kanë goxha ngjashmëri me arsimin në Amerikë, por edhe dallueshmëri praktikash që çojnë në sukses më të madh.

Historia e re na ka dhënë shumë mësime, miqtë tanë të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po na rrinë përgjatë gjithë kësaj historie të re në krah dhe po na ndihmojnë shumë që ta bëjmë shtetin e së drejtës, ta bëjmë demokracinë, bindjen tonë, shtetin funksional dhe shoqërinë e prosperueshme, të kapim standardet në gjithë fushat e jetës, me to edhe të arsimit.

Vetëm një arsim i mirë e funksionalizon suksesshëm ekonominë e vendit në gjithë resurset e saj. Kjo është lufta që kemi përpara dhe këtë luftë duhet ta fitojmë si shoqëri.

Arsimi në Kosovë, ka nevojë për depolitizim dhe shembulli më i mirë se kjo mund të arrihet është Këshilli Shtetërorë i Cilësisë (KSHC). Ne me vendosmëri do të vazhdojmë edhe në segmentet tjera të arsimit me praktika të tilla pavarësisht sfidave dhe pengesave.

Neve na duhet një ecje më e shpejt nga sa kemi ecur deri më tani, na duhen përvojat amerikane për ta bërë një arsim më të mirë. Rrita e Korpusit të Paqes dhe suksesi i tij, besoj se në një të ardhme do mbetet element i procesit tonë të arsimit.

Në fund, kam falënderuar vullnetarët e Korpusit të Paqes për angazhimin, iniciativën, punën dhe për energjitë pozitive që rrezatojnë në Kosovë. /Indeksonline/