14:34 / E Martë, 19 Qershor 2018

Bytyqi: Në shtator fillon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Matja e performancës së mësimdhënësve të Kosovës do të fillojë të bëhet në fillimin e vitit të ardhshëm shkollor.

Kështu ka paralajmëruar Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi në tryezën ku paraqiti prioritetet e arsimit parauniversitar.

Në tryezën e thirrur nga Komisioni Parlamentar për Arsim, Bytyqi numëroi prioritetet që ka vënë për këtë ministri që nga marrja e mandatit.

”E para është çështja e licensimit të bazuar në performancë. Në shtator do të fillojmë me matjen e performancës së mësimdhënësve. Trajnimi i mësimdhënësve para shërbimit. Që do të thotë praktikë një vjeçare para se të bëhen mësimdhënës. Matja e performancës së mësimdhënësve me përqindje. Ngritja në karierë vlerësimi i vazhdueshëm i mësimdhënësve. Standardi i librave të jetë evropian”, tha Bytyqi.

Boris Scharloëski përfaqësues i Organizatës Zhvillimore Giz po ashtu numëroi prioritetet që kërkohen nga Kosova për të qenë në rradhën e vendeve me arsimin më cilësor.

“Nëse fëmijet nuk janë të përgatitur mirë nuk do të kenë sukses në karierën arsimore dhe nuk do të ndihmojnë në zhvillimin e shtetit të tyre. Prioriteti numër 1 përmirësimi i rolit të mësimdhënësve. Duhet të themelohet sistemi i licensimit. Prioritet i dytë janë tekstet shkollore dhe materialet mësimore. Prioritet i tretë është arsimi parashkollor. Prioritet i katërt është menaxhimi i arsimit kjo ka të bëjë me shkollën. E fundit planifikimi i integruar. Është i lidhur me sistemin në kuptim të përgjithshëm. Me këto prioritete Kosova do ti përciell shembujt e vendeve më të suksesshme në PISA”, tha Scharloëski

Fëmijët 15 vjeçar të Kosovës i janë nënshtruar testit ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve (PISA) gjatë muajit prill dhe maj ndërsa rezultatet pritet të dalin vitin tjeër.