20:33 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Bytyqi takon organizatorët e Konferëncës ndërkombëtare të studentëve të UP-së

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë, Shyqyri Bytyqi ka prutr në takim organizatorët e Konferëncës Ndërkombëtare të Studentëve të Univeristetit të Prishtinës me temë “Edukimi në Ndërmarrësi”.

Bytyqi ka treguar se gjatë këti takimi biseduan për aspekte përmbajtësore e organizative të kësaj conference, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sot, prita në takim dhe mbështeta organizatorët e Konferencës Ndërkombëtare të Studentëve të Universitetit të Prishtinës me temë “Edukimi në Ndërmarrësi“. Gjatë takimit biseduam për aspekte përmbajtësore e organizative të kësaj Konference, në të cilën do të marrin pjesë edhe studentë të universiteteve nga vende të ndryshme.

Ne ndjehemi krenarë kur dëgjojmë për sukseset e studentëve tanë kudo në evenimente shkencore dhe përkrahja jonë nuk do të mungojë, në punën e tyre kërkimore shkencore, por edhe organizative siç është ky rast.

Synimi ynë është që në Universitetin e Prishtinës të angazhojmë edhe kuadrot tona të dëshmuara me punë kërkimore shkencore jashtë vendit, e që e bëjnë UP-në një institucion prestigjioz dhe të preferuar për të gjithë./Indeksonline/