20:04 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Bytyqi uron shqiptarët që jetojnë në Maqedoni

Parlamenti i Maqedonisë sot ka miratuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve, me të cilin avancohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në të gjitha organet e pushtetit qendror.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka thënë se ky është një akt për t’u përshëndetur dhe një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Maqedoni dhe një arritje e madhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.

“Urime për shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, të cilët do të kenë mundësi që të përdorin gjuhën shqipe në të gjitha dokumentet zyrtare! Mirënjohës për shtetin maqedon që i dha mundësi shqiptarëve që të jetësojnë të drejtën elementare, përdorimin e gjuhës amtare!”, ka shkruar Bytyqi në profilin e tij në facebook./Indeksonline/

Temat: