13:36 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Caktohet data për protestën masive në Shqipëri

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka marrë vendimin të zhvillojë më 27 janar protestën e parë opozitare për këtë vit.

Vendimi është marrë pas mbledhjes së zhvilluar me deputetët e grupit parlamentar, e cila ka zgjatur për një orë.

Pas këtij takimi, Basha mban një mbledhje me kryetarët e PD-së në rrethe, ku po jep porositë për protestën e radhës të opozitës.