13:03 / E Martë, 20 Shkurt 2018

Caktohet masa e paraburgimit ndaj dy personave për keqpërdorim të autoritet zyrtar

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.R për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale Falsifikim i dokumentit zyrtar nga neni 398 par 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe kundër të pandehurit A.R për shkak të dyshimit te bazuar se ka kryer veprën penale Falsifikim i dokumentit zyrtar nga neni 398 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Mashtrim nga neni 355 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit H.R dhe A.R iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji dhe atë duke filluar prej dt.15.02.2018 deri me dt.15.03.2018.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për  caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve H.R dhe A.R është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

Të pandehurit dyshohen të kenë falsifikuar leje për armëmbajtje për persona të ndryshëm në shkëmbim të mjeteve monetare duke bërë përfitime të kundërligjshme.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën së Apelit të Kosovës.