17:11 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Calhanoglu flet për divorcin: Mos ma lini fajin mua, ajo që ndodhi është e pafalshme…

Futbollisti i famshëm turk, Hakan Calhanoglu ka njoftuar publikun për divorcin me Sinem Calhangolu.

Mesfushori i Milanit, kishte vendosur që të mos e komentojë këtë ngjarje, por ai u detyrua në njëfarë mënyre, shkruan IndeksOnline.

“Të dashur miqtë e mi. Unë kisha vendosur që të mos e komentoj divorcin tim. Por, heshtja ime është duke u keqpërdorur dhe përshtypja jepet se e gjithë faji është i imi. Tani duhet të dal përpara, pasi nderi i familjes sime dhe i imi është duke u zhytur në baltë.

“Do ta marr një divorc të pakthyeshëm, sepse është diçka e rëndë. Ka ndodhur diçka e pafalshme – diçka që nuk e lejon që të kthehet prapa. Unë nuk do të mbaj asnjë kontakt me bashkëshorten time dhe familjën e saj”, ka shkruar lojtari nga Turqia.