10:57 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Capello kritikon Messin dhe Ronaldon – dhe ka shumë të drejtë

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë kritikuar nga Fabio Capello për mungesën e tyre në ceremoninë e FIFA-s, ”The Best”.

Luka Modric e fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të vitit, derisa Ronaldo u renditë në vendin e dytë.

Messi nuk është i nominuar në top-treshe me Mohamed Salah në top-treshe në renditje.

As Messi dhe as Ronaldo nuk ishin prezent në Londër pavarsisht se të dy u zgjodhën në formacionin më të mirë të vitit, transmeton IndeksOnline.

”Është mungesë respekti, për lojtarët, për FIFA-n dhe për të gjithë botën e futbollit”, tha Capello për TVE.

”Është e mundur se ata kanë fituar shumë dhe nuk pëlqejnë të humbasin”.

”Në jetë, ju duhet të jeni të mirë kur fitoni dhe kur humbisni”.

Modric e fitoi çmimin e më të mirit të vitit duke siguruar 29% të votave, derisa Ronaldo mori 19%./IndeksOnline/